Kosova
Peja dhe Shkodra, mes qyteteve me popullsinë aktive në Evropë
Destinacionet më të mira për këmbësorët sipas një studimi të ri
Pak gjëra në jetë janë aq të këndshme, sa të vërtitesh nëpër një lagje të re në një qytet të ri, duke parë dyqanet, baret, restorantet dhe parqet.
Por, dekada zbatimi të politikave të përqendruara te automjetet, do të thotë se shumë qyteteve në mbarë botën, u mungojnë rrugët për këmbësorët, sipas një studimi të ri të quajtur “ABC of Mobility”.
Sa më i madh dhe më i pasur të jetë qyteti, aq më pak ka gjasa, që të jetë lehtësisht i lëvizshëm më këmbë. Por, ka mjaft përjashtime, siç tregojnë statistikat, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Porti detar i Mozambikut, Quelimane, me popullsi 350,000 banorë, është qyteti më ‘miqësor për këmbët’ nga 794 qytetet e anketuara në studim, por ka disa destinacione më pak të njohura në Evropë, metropolet e të cilave renditen dukshëm më lart, se ato të Shteteve të Bashkuara.
Në top dhjetëshe renditen edhe Kosova e Shqipëria, qyteti i Pejës (nr. 2) dhe Shkodrës (nr. 4), secili më përqindje të popullsisë aktive, (ecje ose përdorimin e biçikletës), përkatësisht 79 % dhe 73 %.
Në Holandë, kanalet me pemë të Utrehtit (nr. 3) dhe shkëlqimi monumental i Hagës (nr. 27), janë alternativa më të qeta ndaj Amsterdamit turistik (nr. 66).
Në veri të Spanjës, qyteti port i Bilbaos (nr. 8) është i famshëm për muzeun Guggenheim, të projektuar nga Frank Gehry dhe León (nr. 9) krenohet me rrënojat romake dhe katedralet gotike.
Së fundi, në rajonin alpin të Tirolit, ku Italia takohet me Austrinë, Bolzano (nr. 14) ofron një mundësi për t’u përballur me Ötzi, Njeriu i Akullit në muzeun arkeologjik, ndërsa në Innsbruck (nr. 25) mund të bëhet ski dhe alpinizëm.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern










