Lajme
Pelosi kërkon që Trumpit t`i merret kontrolli mbi armët bërthamore
Pavarësisht nga disfata e tij elektorale, Trump mbetet ende në komandën e forcave të armatosura dhe ushtria nuk mund t'i sfidojë hapur urdhrat e tij
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësesve (Kongresit) Nancy Pelosi është këshilluar me forcat e armatosura të SHBA-së për të parandaluar një “president të paqëndrueshëm” si Trump, të “fillojë sulme ushtarake” ose të urdhërojë një “sulm bërthamor”, shkruan sda duke ju referuar mediave amerikane.
Deputetja demokrate ka deklaruar kështu pas një bisede me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Mark Milley, të realizuar të premten.
Republikani i shkarkuar Donald Trump “është shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të mbrojtur njerëzit e Amerikës” dhe demokracinë, ka thënë Pelosi.
Trump mbetet president me kompetenca të plota derisa pasardhësi i tij Joe Biden të inaugurohet, më 20 janar, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht nga disfata e tij elektorale, ai mbetet edhe në komandën e forcave të armatosura. Pra, shikuar në mënyrë rigoroze, ushtria nuk mund t’i sfidojë hapur urdhrat e tij.
Por personalitete drejtuese si Shefi i Shtabit, i emëruar nga Trump megjithatë mund të vënë në dyshim urdhrat ose të vonojnë ndjeshëm ekzekutimin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?














