Lajme
Pema më e bukur në botë, 860-vjeçare
Çdo vit, në fund të vjeshtës, mijëra njerëz dynden në Bangye-ri, një fshat në Gyeongsang të Koresë së Jugut, për të qenë dëshmitarë të bukurisë së një peme madhështore ginko 860-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Pema ginko në Bangye-ri është një monument kombëtar i Koresë së Jugut, e famshme për kurorën e saj mbresëlënëse që aktualisht mbulon një perimetër prej rreth 17 metrash.
Me një lartësi rreth 32 metrash, ajo nuk është as pema më e lartë ginko në vendin aziatik, por mënyra se si janë shtrirë degët e saj e bën atë një nga pemët vizualisht më mbresëlënëse në Tokë.
Në Korenë e Jugut, pema ginko në Bangye-ri shpesh quhet pema më e bukur në botë.
Është interesante se pema më e bukur e Koresë së Jugut arriti kulmin e popullaritetit të saj gjatë pandemisë Covid-19, si pjesë e asaj që disa ekspertë e quajtën “tendenca e udhëtimit të epokës Covid”. Familjet filluan të udhëtonin drejt atraksioneve të jashtme me makinat e tyre në mënyrë që të minimizonin kontaktin me të huajt.
“Për shkak të pandemisë, është bërë zakon tani që një numër i vogël njerëzish si çifte apo familje të bëjnë udhëtime jashtë në natyrë”, tha profesori Lee Hoon i Shkollës së Turizmit të Universitetit Hanyang “Shëtitjet bëhen sidomos në makina, që ata të mos duhet të jenë në kontakt të ngushtë me të huajt.”
“Ky fshat ka qenë i qetë para pandemisë Covid-19, por vizitorët u trefishuan vitin e kaluar, pastaj u katërfishuan këtë vit,” tha Chae Beom-sik, kreu i fshatit Bangye-ri, në 2021. “Një mesatare prej 4,000 njerëz e vizitojnë një ditë, qoftë ditë jave apo fundjavë. Nuk ka restorante përreth, dhe dyqani më i afërt është 1.5 kilometra larg, por njerëzit grumbullohen vetëm për bukurinë e kësaj peme.”

E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











