Bota
Pence i kundërvihet Trumpit: “I qëndroj besnik kushtetutës”
Betimi i tij për të mbrojtur kushtetutën nuk e lejon ta bëjë këtë, njoftoi Pence pak para fillimit të sesionit të së mërkurës, të cilin ai e kryeson në cilësinë e Presidentit të Senatit.
Nënpresidenti i SHBA Mike Pence sapo ka deklaruar se nuk dëshiron të refuzojë në mënyrë të njëanshme në sesionin e Kongresit votat nga kolegji zgjedhor për të vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, shkruajnë mediat amerikane-
Betimi i tij për të mbrojtur kushtetutën nuk e lejon ta bëjë këtë, njoftoi Pence pak para fillimit të sesionit të së mërkurës, të cilin ai e kryeson në cilësinë e Presidentit të Senatit.
Pence kështu ka kundërshtuar kërkesat e Presidentit të SHBA Donald Trump, transmeton albinfo.ch. Republikani i mundur në zgjedhje, kishte rritur presionin mbi zëvendësin e tij në ditët e fundit duke i kërkuar për të përmbysur fitoren e zgjedhjeve të demokratit Joe Biden.
Në një seancë të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, deputetët do të numërojnë votat e Kolegjit Zgjedhor.
Në rastin kur një kandidat merr 270 ose më shumë vota elektorale, Kryetari i Senatit, aktualisht Nënpresidenti i SHBA Mike Pence, bën të ditura rezultatet.
Mbi bazën e zgjedhjeve të 3 nëntorit, Biden, me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor prin bindshëm ndaj Trumpit i cili ka fituar vetëm 232 vota.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













