Maqedonia
Pendarovski: Asnjëherë deri tani nuk është biseduar politikisht për ndotjen e ajrit
Në konferencë për shtyp në Vodno, Pendarovski theksoi se për këtë temë është biseduar më shumë se dy orë e gjysmë
Kryetari Stevo Pendarovski pas takimit të Këshillit për Siguri tha se është realizuar ideja kryesore e që është krijimi i vetëdijes për siguri ekologjike dhe se asnjëherë deri tani nuk është biseduar politikisht për këtë problem
“Qytetarët përmes organizatave joqeveritare kishin mundësi të kërkojnë llogaridhënie nga ata që paguhen për këtë, të thonë se çfarë mendojnë për masat e deritashme dhe të sugjerojnë se çfarë duhet të ndërmerret më tej”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë për shtyp në Vodno, Pendarovski theksoi se për këtë temë është biseduar më shumë se dy orë e gjysmë dhe se dialogu ka qenë konstruktiv.
“Problemet në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor duhet të zgjidhen më mirë dhe në mënyrë sistematike. Askush nuk mund t’i zgjidh për një mandat. E rëndësishme është se për herë të parë në Këshillin për Siguri thirren organizata joqeveritare dhe veprohet për sigurinë ekologjike. Ideja ime është që t’i thërras organizatat joqeveritare të kësaj fushe që t’i ballafaqojnë argumentet e tyre me institucionet kompetente për mbrojtjes të mjedisit”, tha Pendarovski.
Ai shtoi se ai personalisht angazhohet që buxheti shtetëror të rritet për mjedisin jetësor.
“Kapitulli i 27-të do të na kushtonte mbi pesë miliardë euro. Përkrah krijimin e një fondi nacional|, tha Pendarovski.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën












