CH-Ballkani
Pensionistët kroatë, më të varfërit në Evropë
Pensionistët kroatë janë ndër më të varfrit në Evropë, thuhet në raportin mbi pensionet e Komisionit Evropian.
Pensionistët e moshës nga 65 deri në 74 vjet në Kroaci marrin më pak se 40 për qind të pagës mesatare të një punëtori të moshës mes 50 dhe 59 vjeç, që do të thotë se pas daljes në pension të ardhurat bien në mënyrë drastike, kështu që për këtë kriter janë më të pafavorizuara në BE, raportojnë mediat kroate, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të KE-së, në vitin 2013 më shumë se 30 për qind e popullsisë më të vjetër se 65 vjet ishin në rrezik nga varfëria apo përjashtimi social.
Pensionet e ulëta kanë një ndikim edhe nga stazhi jo i plotë, pensionet e parakohshme dhe, sipas statistikave, Kroacia është edhe në fund të nivelit evropian, sepse shkalla e papunësisë në periudhën e moshës prej 55 deri 64 vjet është nën 40 për qind.
Për shkak të tendencave të pafavorshme demografike në gjithë Evropën po bëhen reforma të sistemit të pensioneve për të siguruar financim të qëndrueshëm pensional në të ardhmen.
Kroacia parashikon që mosha e daljes në pension në të ardhmen të jetë 67 vjet.
Sipas rasportit të KE-së, shumë njerëz kanë dalë në pension më herët për arsye të ndryshme, si sëmundjet, papunësia dhe përgjësitë familjare.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde












