Lajme
Pensionet e veteranëve, 100 milionë euro në vit
Sipas FMN-së, Qeveria e Kosovës duhet sa më parë që të formojë një komision për rishikimin e listave të veteranëve i cili duhet të jetë i respektueshëm dhe i paanshëm
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar e konsiderojnë të papërballueshme skemën pensionale për veteranët dhe invalidët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas tyre, brenda 20 viteve të ardhshme, 2 miliardë euro të buxhetit të vendit shkojnë për këtë kategori, ose 100 milionë euro për çdo vit.
Këto komente i bëri Jacques Miniane, përfaqësues për Kosovën i FMN-së. Ai në një konferencë për media që u mbajt së bashku me ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe përfaqësues nga BQK-ja, tha se skema aktuale e pensionistëve të luftës është e papërballueshme për institucionet në Prishtinë.
“Me numrin e veteranëve që i kemi sot, me numrin e invalidëve të luftës që i kemi sot, Kosova do të shpenzojë më shumë se 2 miliardë euro për gjatë 20 viteve të ardhshme. Kosova nuk mund t’i përballoj 2 miliardë euro për këto skema. Mendoni për gjithë ato shkolla që nuk do të ndërtohen me këto para, mendoni për gjitha rrugët dhe spitalet që nuk do të ndërtohen me këto para….”, tha Minaine.
Sipas tij, kjo çon në atë se shumë veteranë tanimë nuk do të kërkojnë punë, nuk do ta mbajnë punën dhe nuk do të deklarojnë të ardhurat e tyre si duhet për ta mbajtur këtë pension.
“Qeveria tani është zotuar në një reformë të këtyre skemave. Do të jetë një reformë në riklasifikimin e veteranëve të luftë, bazuar në kontributet e tyre që i kanë dhënë gjatë luftës dhe do t’i përshtat përfitimet në përputhje me kontributin”, tha Miniane.
Ndërsa, ministri I Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është i qëndrueshëm dhe në harmoni me programin e FMN-së.
Ndryshe, sipas listave të fundit, më shumë se 46 mijë veteranë kanë dalë të kenë qene pjesë e UÇK-së. Kjo shifër ka befasuar edhe eprorët e UËK-së, të cilët fillimisht kanë menduar se UÇK nuk kishte më shumë se 20 mijë veta, përfshirë edhe logjistikën, invalidët dhe dëshmorët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












