Shkurt.ch
Pensionimi, në moshën 67 vjeçare por “me kusht”
Sapo fondi për kompensim kërcënohet të bjerë nën masën 100 për qind sa u përket shpenzimeve vjetore, Këshilli Federal detyrohet t`i propozojë parlamentit marrjen e masave për korrektim. Dhe kur fodni në fjalë bie në 80 për qind, mosha e pensionimit do të rritet në 67 vjet.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës synon që mosha për pensionim të rritet automatikisht në 67 (nga 65 sa është sot) në momentin kur fondi AHV (pensionet e moshës dhe trashëgimisë) bie në gjendje të rëndë financiare. Deputetët kanë votuar kështu në favor të rregullës së ashtuquajtur stabilizuese, shkruan srf.ch.
Mekanizmi që do ta mundësojë këtë shtyrje “me kusht” të moshës për pensionim ka dy shkallë. Sapo fondi për kompensim kërcënohet të bjerë nën masën 100 për qind sa u përket shpenzimeve vjetore, Këshilli Federal detyrohet t`i propozojë parlamentit marrjen e masave për korrektim, transmeton albinfo.ch. Dhe kur fondi në fjalë bie në 80 për qind, mosha e pensionimit do të rritet në 67 vjet.
Bazuar në vendimet e Dhomës Nacionale, duket se do të jetë i pashmangshëm aktivizimi i automatizmit. Dhe pikërisht kundër kësaj mundësie kanë reaguar deputetë nga SP/PS dhe CVP/PDC.
SP po ashtu ka kërcënuar se kundër shtyrjes së moshës për pensionim do të duhet të shkohet edhe me referendum. “Populli me siguri nuk do të pranojë një shtyrje të tillë”, ka thënë një deputete socialdemokrate.
Pas Dhomës Nacionale, me instrumentin e stabilizimit tash pritet të merret edhe Dhoma e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











