Lajme
Pensionistët kërkojnë rritjen e pensionit mbi 200 euro
Pensionistët kosovarë kanë marrë iniciativën që nëpërmjet një peticioni të kërkojnë rritjen e pensioneve
Pensionistët nuk po e durojnë më gjendjen e rëndë të tyre. Nëpërmjet një peticioni pensionistët kosovarë po kërkojnë rritjen e pensioneve.
“Me 10 janar 2012, fillon nënshkrimi i peticionit publik lidhur me kërkesat e pensionistëve të Kosovës, adresuar Qeverisë dhe Parlamentit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Koalicioni i Pensionistëve.
Nëpërmjet këtij peticioni ata kërkojnë që pensioni mesatar i tyre të jetë i barabartë me 60 për qind e pagës mesatare në Kosovë, e cila sillet diku rreth 350 euro. Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës, i ka ftuar qytetarët që të solidarizohen me pensionistet, duke nënshkruar peticionin.
Përveç kërkesës për rritje të pensioneve, pensionistët kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mos e miratojë Draftligjin për skemat e pensioneve të financuara, subvencione për pensionistët deri në rritje të pensionit, kthimin e pronave të shoqatave të pensionistëve si dhe mbajtjen e një mbledhje plenare për të diskutuar për gjendjen e pensionistëve.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










