Lajme
Pensionistët kërkojnë të drejtën e tyre për pension
"E drejta për pension është e patjetërsueshme dhe nuk mund të humbet e as të ndryshohet me asnjë akt të mëvonshëm juridik"
Përfaqësues të organizatave të pensionistëve nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve dhe të Invalidëve të Punës (BPIPRK) morën vendim unanim, se në qoftë se nuk rezulton pozitivisht takimi i planifikuar me kryeministrin e vendit lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre të kamotshme, do të nisin protesta deri në përmbushjen e plotë të tyre.
Kryetari i BPIPRK-së, Shaban Kajtazi, në kuvendin e kësaj organizate ka paraqitur pozitën e vështirë materiale të pensionistëve kosovarë, si dhe përpjekjet për kthimin e të drejtave të tyre për pension.
Sipas tij, kërkesën e fundit për takim me kryeministrin Hashim Thaçi e kanë bërë para 10 ditësh.
Ai i ka përkujtuar Qeverisë se e drejta për pension është e patjetërsueshme dhe nuk mund të humbet e as të ndryshohet me asnjë akt të mëvonshëm juridik.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka vlerësuar se ky këshill do të qëndrojë pas pensionistëve, pavarësisht se çfarë vendimi do ta marrin ata deri tek plotësimi i kërkesave të tyre, raportojnë mediet kosovare.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











