Kosova
Për 10 muaj 623.8 milionë euro dërgesa nga diaspora
Pas Gjermanisë shihet se Zvicra renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 milionë euro dërgesa për nëntë muaj
Gjatë 10 muajve të parë të vitit që lamë pas bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës në formë të dërgesave në Kosovë kanë dërguar hiç më pak se 623.8 milionë euro, derisa gjatë gjithë vitit 2016 dërgesat nga diaspora ishin 691 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas nga diaspora në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 69.7 milionë euro, gjatë muajit shtator 63.1 milionë euro, gjatë muajit gusht 71 milionë euro, gjatë muajit korrik 60 milionë euro, gjatë muajit qershor 71.1 milionë euro, gjatë muajit maj 67.6 milionë euro, gjatë muajit prill 57.9 milionë euro, gjatë muajit mars 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 50.7 milionë euro dhe gjatë muajit janar 48 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se më së shumti dërgesa edhe gjatë vitit 2017 kanë ardhur nga Gjermania ku gjatë nëntë majave të parë të vitit që lamë pas nga ky shtet në Kosovë përmes dërgesave kanë ardhur më shumë se 110 milionë euro.
Pas Gjermanisë shihet se Zvicra renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 20 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Italia me 12.9 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Austria me 12 milionë euro, Belgjika me 8 milionë euro, Suedia e Franca me mbi 10 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Norvegjia me 4 milionë euro, Kanadaja me 4.5 milionë euro, Anglia me 8 milionë euro, Danimarka me 1.1 milion euro, Finlanda me 2.2 milionë euro, Holanda me 1.6 milion euro, Sllovenia me 1.2 milion euro, si dhe nga shtete tjera 12.2 milionë euro dërgesa për nëntë muajt e parë të vitit që lamë pas.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











