Lajme
Për 10 muaj, rreth 3 400 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës
Në vetëm 10 muaj të vitit 2022, tre mijë e 399 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
“Gjatë periudhës 01.01.2022 – 30.09.2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 3,399 persona”, është specifikuar mes tjerash, në përgjigjen e tyre.
Nga kjo ministri, po ashtu klankosova.tv-s i është konfirmuar edhe telashja e vazhdueshme e furnizimit me materiale, për t’u pajisur me pasaporta të shtetit të Kosovës.
”Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet tutje.
Një shqetësim të tillë e kishte përcjellë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.
Sipas këtij të fundit, mungesa e furnizimit me pasaporta po u shkakton probleme mërgimtarëve të pajisen me leje qëndrimi dhe në planifikimin e udhëtimeve të tyre për në vendlindje.
Mirëpo, Ministria e Brendshme e Kosovës është shprehur e bindur se po i trajton rastet që janë me urgjencë.
”MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, është thënë nga ministria.
Kujtojmë se gjatë vitit 2021 katër mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë









