Lajme
Për 10 vjet u krijuan 180 liqene në Zvicër
një dukuri e rritjes së numrit të liqeneve në Zvicër
Zvicra njihet si një ndër shtetet me më së shumti liqene. Por një dukuri e rritjes së numrit të tyre, vjen nga shkrirja e akullnajave në Alpe, duke krijuar 180 liqene të reja akullnajore në Zvicër brenda vetëm 10 vjetëve, transmeton albinfo.ch.
Referuar raporteve, midis 2006 dhe 2016, zona e mbuluar nga uji u rrit me rreth 150.000 metra katrorë (15 hektarë) në vit, provë e dukshme e ndryshimit të klimës në Alpe, raportoi sot Instituti federal zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë Ujore (EAWAG).
Nga ana tjetër Instituti ka përpiluar, për herë të parë, një inventar të të gjitha liqeneve akullnajorë të formuara që nga fundi i të ashtuquajturës Epoka e Vogël e Akullnajave në mes të shekullit XIX.
Ndërkohë, rreth vitit 1850, akullnajat alpine arritën shtrirjen e tyre më të madhe në kohët moderne.
“Midis 1850 dhe 2016, zona e liqeneve akullnajore u rrit me mesatare prej rreth 40.000 metra katrorë (4 hektarë) në vit, me një prirje të fortë ngritëse në vitet e studimit më të fundit, 2006 deri në 2016”, tha bashkautori i studimit, Nico Moelg.
Lista përfshin gjithsej 1.200 liqene të reja, 187 prej të cilave më pas janë mbushur nga sedimentet e transportuara nga akullnajat.
Në vitin 2016, zona e të gjitha liqeneve akullnajore ekzistuese ishte rreth 620 hektarë.
Për të kryer hulumtimin e tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat që datojnë që nga mesi i shekullit XIX, si edhe fotografitë ajrore të bëra që nga mesi i shekullit XX. /atsh/
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













