Lajme
Për 22 vjet gabimisht konsiderohej shtetas zviceran
Gjykata e Lartë Federale refuzoi ankesën e një të riu, i cili gabimisht dhe për një kohë të gjatë konsiderohej shtetas zviceran.
Me rinovimin e pasaportës së tij, autoritetet e njoftuan se ajo nuk ishte e regjistruar në regjistrin elektronik të gjendjes civile. Megjithatë, kërkesa e tij për natyralizim të lehtësuar u refuzua për shkak të gjendjes së tij të vështirë financiare, transmeton albinfo.ch.
I konsideruar si zviceran, për 22 vjet për shkak të një gabimi, një banor i Winterthurit (ZH) nuk do të jetë në gjendje të rregullojë situatën e tij. Gjykata e Lartë Federale ka konfirmuar kundërshtimin ndaj natyralizimit të lehtësuar të tij.
Kërkuesi ka lindur në vitin 1993 nga një nënë franko-zvicerane dhe një baba libanez. Nëna kishte marrë nënshtetësinë zvicerane përmes një martese të mëparshme. Në këto raste, kombësia transmetohet vetëm në kushte shumë kufizuese, shkruan Tio.ch.
Në vitin 2015 i riu ka tentuar të përtërijë pasaportën, por autoritetet e kanë njoftuar se ai nuk është e regjistruar në regjistrin elektronik të gjendjes civile. Më pas, pala e interesuar ka hapur një procedurë natyralizimi të lehtësuar në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM). Megjithatë, kërkesa u refuzua për shkak të gjendjes së tij të vështirë financiare (nuk punonte).
Ankesa e tij fillimisht u refuzua nga Gjykata Administrative Federale dhe tani nga Gjykata më e lartë në Zvicër, ajo federale. Në vendimin e publikuar, Gjykata e Lartë shpjegoi se kërkuesi ka të drejtën e nënshtetësisë franceze, siç e parashikon Kodi Civil Francez, por jo edhe të asaj zvicerane.
Gjykata Federale kujton se në ligjin e vjetër parashikohej që një i huaj që prej të paktën pesë vitesh është i bindur sinqerisht se është zviceran dhe trajtohet si i tillë nga autoritetet, mund të kërkojë natyralizim të lehtësuar.
Nga ky këndvështrim, duke pasur parasysh gabimin e Kontrollit të banorëve të Winterthur-it që prej kohësh e konsideronte zviceran, i interesuari do të kishte të drejtë të aplikonte.
Megjithatë, ai nuk i plotëson kriteret e tjera: midis 2011 dhe në 2017 ka grumbulluar 60,000 franga në dëshmi të mungesës së aseteve dhe gjithashtu ka disa procedura në pritje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










