Lajme
Për 24 orë, 6 mijë emigrantë kaluan Maqedoninë
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nëpër Maqedoni kanë kaluar rreth 6 mijë refugjatë, kryesisht nga siria, Afganistani dhe Iraku. Refugjatët nga shtete tjera janë ndalur në kufij
Vala e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Bashkimit Evropian nuk ka të ndaluar, madje ajo po vazhdon edhe këtë javë me intensitet të shtuar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nëpër Maqedoni kanë kaluar rreth 6 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku.
Sipas të dhënave zyrtare, 5979 refugjatë kanë kaluar nëpër Maqedoni, prej të cilëve 2.907 janë meshkuj dhe 1.191 femra, 1.417 fëmijë me prind dhe 464 fëmijë pa prind.
Atyre u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për kërkim të së drejtës së azilit, njoftoi MPB.
Sipas të dhënave që i publikuan mediet lokale në Shkup, në numër më të madh janë shtetas nga Siria 3.022, Afganistani 1.940, Iraku 1.014, kurse nga vendet tjera janë në numër më të vogël.
Ndërkaq, më shumë se 1 mijë emigrantë kanë protestuar në kufirin e Gjevgjelisë, pasi që autoritetet maqedonase nuk i kanë lejuar të kalojnë nëpër shtetin e tyre, duke u arsyetuar se ata nuk janë nga zonat e luftës. Këta refugjatë janë nga Irani, Libia, Maroku, Somalia dhe Bangladeshi.
Duke qëndruar prapa telave me gjemba përgjatë kufirit, shumë prej refugjatëve kanë thënë se ata janë duke pritur në zonën kufitare për ditë të tëra, në mënyrë që të kalojnë nga Maqedonia në BE. Shkupi ka imponuar kufizime të tilla, pasi Serbia dhe Kroacia kanë njoftuar se do të kthejnë prapa imigrantët që nuk janë nga Siria, Iraku, apo Afganistani.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











