Lajme
Për 4 ditë, 70 mijë veta kërkojnë drejtësi për gratë e dhunuara
Peticioni me kërkesë: “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës” zgjatë edhe sot deri në mbrëmje. Pritet të nënshkruhen rreth 100 mijë qytetarë
Gjatë katër ditëve të kaluara, më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë nënshkruar peticionin, ku kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Peticioni zgjatë edhe sot deri në mbrëmje, ku pritet që ky numër i nënshkrimeve të kaloj rreth 100 mijë.
Visar Xani nga sekretariati organizativ i peticionit, tha se muaji gusht do të jetë fillimi i lobimit në organizatën e Kombeve të Bashkuara drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara.
“Interesimi i qytetarëve në masë të madhe për nënshkrimin e peticionit drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara në Kosovë, është shumë i kënaqshëm dhe shpresojmë se do ta arrijë qëllimin e tij”, tha Visar Xani nga sekretariati organizativ i peticionit.
Ai tha se numri prej 70 mijë nënshkrimeve ka qenë dje ndërkaq presin që edhe sot të mblidhen sa më shumë nënshkrime nga ana e qytetarëve.
“Ekipet mobile janë nëpër pikat e qyteteve, ende nuk janë përfshi rezultatet e të gjitha komunave për shkak se presim ende raporte. Kështu që kurë të përfshihen edhe qytetet tjera besoj që ky numër do të rritet shumë më shumë”, deklaroi ai, citon RK.
Visar Xani, tha se fillimisht në muajin gusht do të bëhet dorëzimi i peticionit dhe po ashtu do të fillojë lobimi në Kombet e Bashkuara me qëllim të kërkimit të drejtësisë për rreth 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë.
Ndryshe, më 14 korriku nëpër të gjitha qendrat e Kosovës ka fillojë nënshkrimi peticionit me kërkesë: “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës”. Ky peticion u iniciua nga një bord i grave kosovare, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri.
Sipas statistikave jozyrtare, forcat e kombinuara, policore, ushtarake e paramilitare serbe, dyshohet se kanë keqtrajtuar seksualisht rreth 20 mijë gra kosovare. Numri i saktë i tyre nuk dihet, pasi që për 15 vjet kjo ka qenë tabu temë në shoqërinë kosovare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale











