Shkurt.ch
Për 48 orë përgjigjja për azilkërkuesit nga Ballkani
Azilkërkuesit nga vendet që janë të liruara nga regjimi i vizave do të marrin një përgjigje brenda dy ditëve nga Zyra Federale për Migracion në Zvicër. Kështu ka thënë Mario Gattiker, drejtor i Zyrës Federale për Migracion (BFM).
Autorietet zvicerane kanë reaguar ashpër ndaj rritjes së kërkesave muajve të fundit për azil nga vendet e Ballkanit.
Në fokus janë kërkesat për azil nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Për qytetarët e këtyre vendeve që nga viti 2009 nuk aplikohet regjimi i vizave për të hyrë në vendet e Shengenit. Vetëm në korrik numri i azilkërkuesve nga Maqedonia ishte rritur 83 për qind në Zvicër krahasuar me një muaj më herët. Edhe nga Serbia numri i atyre që kërkuan azil është rritur për 68 për qind.
Të gjitha kërkesat e azilkërkuesve nga Ballkani do të shqyrtohen nga një ekip që do të stacionohet në Basel. Një vendim për azilkërkuesit do të merret brenda 48 orëve. Kjo vlen për të gjitha aplikacionet që nuk kërkojnë hetime të mëtejshme.
Zyra Federale për Migracion ka garantuar se me gjithë përshpejtimin e këtij procesi, të gjitha kërkesat për azil do të gjykohen drejt dhe nuk u mohohet e drejta e ankesës. Zvicra dëshiron të dërgojë një sinjal për të gjithë azilkërkuesit se do të merret vendim në bazë të ligji, tha Gattiker.
Me këto masa Zvicra synon të reduktojë numrin e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit. Që nga prilli qytetarët e këtyre vendeve janë të përjashtuar nga ndihma që u ofrohet azilkërkuesve gjatë kthimit. Përveç kësaj, Zyra Federale e Migracionit do të dënojë me një ndalim udhëtimi të gjithë azilkërkuesit e refuzuar, të cilët nuk e braktisin me kohë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool










