Lajme
Për 5 muaj, zhdoganohen 6 mijë vetura të vjetra
Për 5 muaj, në Kosovë janë importuar 6 mijë vetura të vjetra, nga të cilat shteti ka përfituar 14 milionë euro
Vendimi i Qeverisë për ta hequr limitin prej 13 vjetësh, për zhdoganim të veturave, ka bërë që të rritet dukshëm numri i veturave të vjetra që hyjnë në Kosovë. Për vetëm 5 muaj, janë importuar 6 mijë vetura të vjetra, nga të cilat shteti ka përfituar 14 milionë euro, ndërsa vetura të reja janë importuar vetëm 466 copë, të cilat i kanë sjellë fitime vendit për 1.7 milionë euro.
Sa iu përket veturave të përdorura, vitin e kaluar janë sjellë mbi 16 mijë sosh, nga të cilat buxheti i vendit ka përfituar mbi 36 milionë euro, raporton KTV.
Gati të gjitha veturat e importuara e kanë origjinën e markave të njohura gjermane, të përcjellë nga ato franceze dhe japoneze. Megjithatë, doganat nuk kanë një mekanizëm për të vlerësuar nëse veturat, që tashmë janë zhdoganuar, janë futur në territorin e Kosovës nga jashtë, apo një pjesë e tyre kanë qenë brenda vendit, por nuk kanë qenë në funksion për shkak të viteve të vjetërsisë së tyre.
Ndryshe, me vendimin e fundit për veturat deri në 2000 kubikë, ku hyjnë pjesa dërrmuese e veturave në vendin tonë, çmimet e akcizës sillen nga 400 euro, për ato që janë vetëm 8 vjet të vjetra, deri në 1500 euro, për veturat me vjetërsi mbi 17 vjet. Ndërsa për ato automjete që janë mbi 2000 kubikë, pagesa e akcizës është më e lartë.
Nga mbi 200 mijë vetura që gjenden në vendin tonë, ka edhe vetura të regjistruara, të prodhuara në vitin 1942, ndërsa mbi 15 mijë janë prodhim i 1989-ës. Përpos lejimit të importit të veturave të vjetra, Kosova shquhet edhe për numër të madh tatimesh, që vozitësi është i detyruar t’i paguajë para se t’i lejohet vozitja.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











