Maqedonia
Për çështjen e emrit palët vazhdojnë në 12 maj
Shefat e diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias janë pajtuar në takimin që kanë pasur në Selanik që takimi i ardhshëm për çështjen e emrit 12 maj të mbahet në Athinë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për emrin, Methju Nimic.
Takimi, i cili është pjesë e kontakteve të shpeshtuara në negociatat për zgjedhjen e çështjes me emrin, zgjati një orë e gjysmë dhe ata e vlerësuan si pozitiv.
“E dini se dallime ende ka. Këtë që dje dhe sot e bëjmë është kërkim i kombinimeve, të cilat njëra ose pala tjetër, do të mund t’i pranojnë dhe kjo është detyra e jonë. Për këto elemente duhet të bisedojmë edhe në shtëpi dhe ta shfrytëzojmë edhe takimin e ardhshëm”, tha Dimitrov pas takimit. Theksoi se çështja është komplekse dhe me rëndësi të madhe. Ndërsa diplomati grek ka thënë se beson se është momenti i fundit që çështja të zgjidhet.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse











