Lajme
Për dhunën në Kuvend, 22 protestues në listën e të akuzuarve
Deri më tani, ndaj 22 personave janë ngritur kallëzime penale, ndërsa 5 personave i është caktuar masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak
Prokuroria e shtetit në Maqedoni dhe Ministra e Punëve të Brendshme po vazhdojnë t’i identifikojnë protestuesit e dhunshëm të cilët hyrën në Kuvendin e Maqedonisë javën e kaluar dhe rrahën brutalisht ligjvënësit e opozitës. Deri më tani, ndaj 22 personave janë ngritur kallëzime penale, ndërsa 5 personave i është caktuar masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.
Po ashtu sipas MPB0së në Shkup, dy personave u është caktuar masa e kujdesit të veçantë ndërsa të tjerët janë në kërkim e sipër.
Siç bëhet e ditur, në prokurori kanë arritur edhe disa raporte të veçanta nga Ministria e Brendshme për hetimin e përgjegjësisë së tre deputetëve të VMRO-së që besohet t’i kenë hapur dyert e Kuvendit protestuesve për të hyrë brenda këtij institucioni, ndërsa njëri prej tyre mendohet që të ketë udhëzuar protestuesit për tek salla e konferencave, aty ku ndodheshin deputetët e LSDM-së dhe të partive shqiptare.
Në shënjestër të hetimeve janë edhe struktura tjera të MPB-së që mendohet të kenë bashkëpunuar me protestuesit apo edhe të kenë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në dhunë.
Se strukturat e MPB-së nuk ke kanë kryer detyrën e konfirmoi edhe vet ministri Agim Nuhiu në paraqitjen e raportit hetues një ditë më parë.
“Ajo që ndodhi të enjten në Kuvend ishte një e keqe e madhe. Dëshiroj të njoftoj opinionin se kam formuar grup punues i përbërë nga njerëz profesionistë në MPB, i cili duhet të konfirmojnë se a kanë punuar në pajtueshmëri me procedurat Shtabi operativ dhe njësitë tjera organizative në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kthim prapa nuk ka. Gjërat duhet zbardhur deri në fund dhe secili do të përgjigjet për veprimet e veta”, ka deklaruar ministri Nuhiu duke njoftuar nisjen e procedurës për shkarkimin e Mitko Çackovit nga detyra e drejtorit të drejtorisë së siguri dhe kundërzbulim.
Njohësit e çështjeve të sigurisë thotë se pikërisht Çavokov është përgjegjës kryesor për shkaktimin e dhunës edhe pse i njëjti u shfajësua duke thënë se për incidentin në Kuvend ishte njoftuar me dy orë vonesë pavarësisht se ai kryesonte shtabin operativ për ndjekjen e protestave, citon REL.
“Të dhënat që posedojmë, thuhet se individë të MPB-së, të policisë sekrete dhe strukturave tjera të sigurisë kanë marrë pjesë në dhunë. Përgjegjësi duhet të ketë si politike ashtu edhe penale. Vlerësoj se Mitko Çavkov si shef i shtabit operativ duhej të ishte i pari i njoftuar me pushtimin e Kuvendit. Ai madje duhet të ishte i njoftuar apo të zbulonte planin e protestuesve për hyrjen me dhunë në Kuvend, por duket qartë se ai këtë jo vetëm që nuk e bëri por edhe ofroi logjistikë për veprën e tyre penale”, thotë Pavle Trajanov, ish Ministër i Punëve të Brendshme.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se hetimet lidhur me ngjarjen e 27 prillit po zhvillohen me dinamikë të mirë, por vërejtja kryesore e tyre ka të bëjë me ndalimin e personave të përfshirë në dhunë.
Mirjana Najçevska, eksperte juridike dhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thotë se në liri ende janë organizatorët kryesor të dhunës së ushtruar mbi deputetëve dhe gazetarët në hapësirat e Kuvendit.
Sulmi i dhunshëm në Kuvend është dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar duke kërkuar zbulimin e shpejtë të organizatorëve dhe pjesëmarrësve në dhunë dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë. Nga dhuna e ushtruar kanë pësuar shumë deputet ndërsa së rëndi ka pësuar Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët i cili ende po mbahet për trajtim mjekësor në spital. Ky ishte rasti më eklatant kur protestuesit hyrën në Kuvend dhe sulmuan deputetët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











