Kosova
Për dy muaj, mbi 200 milionë euro remitenca
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat për remitencat nga diaspora.
Sipas këtij institucioni, ka një rritje prej 18% në shumë e parave që ka dërguar diaspora në Kosovë.
“Remitancat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Prurjet më të mëdha të remitencave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve të tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet e tjera 26.2%”, thuhet nga BQK, përcjell albinfo.ch.
Vlera e remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.
Ndërkohë, BQK ka nxjerrë edhe vlerësimet preliminare për remitencat e muajit korrik.
“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet e tjera 30.5%”, thuhet nga BQK, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










