Kosova
Për gjashtë muaj, 103 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që dorëzojnë pasaportën shqiptare kërkojnë të marrin shtetësi të tjera, si italiane, gjermane ose franceze
Në gjysmën e parë të vitit, 103 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, krahasuar me 315 persona gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që dorëzojnë pasaportën shqiptare kërkojnë të marrin shtetësi të tjera, si italiane, gjermane ose franceze, ku ligjet e tyre nuk lejojnë mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë.
Vitin e kaluar, 900 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një vit. Ndërkaq, që nga viti 2004 deri në 2024, rreth 522,000 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë nga shtetësia.
Nga ana tjetër, gjatë periudhës janar – qershor, 400 persona kanë paraqitur kërkesë për të marrë pasaportë shqiptare, kryesisht shqiptarë të lindur jashtë vendit, veçanërisht fëmijë të emigrantëve, të cilët synojnë të fitojnë shtetësinë e prindërve të tyre ose të kenë dy pasaporta. Ndër ta ka edhe qytetarë shqiptarë nga vendet fqinje, ku lejohet mbajtja e dyfishtë e shtetësisë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












