Lajme
Për herë të parë, EPFL-në do ta drejtojë një grua
Një grua do të drejtoj Universitetin Politeknik të Lozanës
Më 27 mars 2024 Këshilli Federal zgjodhi Anna Fontcuberta i Morral si Presidenten e re të EPFL-ë. 49-vjeçarja aktualisht është profesore e shkencave materiale dhe fizikës në EPFL në Lozanë. Ajo do të pasojë Martin Vetterlin më 1 janar 2025, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë, EPFL, Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë, do të drejtohet nga një grua. Të mërkurën, Këshilli Federal emëroi Anna Fontcuberta i Morral në rolin e presidentes së EPFL. Profesorja 49-vjeçare e shkencave dhe inxhinierisë së materialeve do të pasojë Martin Vetterlin më 1 janar 2025.
E emëruar për një mandat të rregullt katërvjeçar, Anna Fontcuberta i Morral është një studiuese e njohur që e ka bërë laboratorin e saj gjysmëpërçues një lider botëror në nanoteknologjinë e qëndrueshme, tha qeveria në një njoftim për shtyp. Mësimdhënësja, e cila ka shtetësi të dyfishtë zvicerane-spanjolle, është gjithashtu bashkëthemeluese e startup-it Aonex Technologies.
Si zëvendëspresidente e asociuar e EPFL-së, përgjegjëse për qendrat dhe platformat, ajo tashmë është e përfshirë në menaxhimin akademik të institucionit. Ajo gjithashtu ka punuar për më shumë se tetë vjet për Fondacionin Kombëtar të Shkencës Zvicerane, në të cilin ka qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv që nga viti 2020.
https://www.admin.ch/gov/de/start/dokumentation/medienmitteilungen.msg-id-100549.html
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












