Shqipëria
Për herë të parë fluturime direkte mes Kanadasë dhe Shqipërisë
Kanadaja dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje historike për fluturime direkte
Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë hap rrugën për fluturime direkte midis dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Transportit të Kanadasë dhe Udhëheqësi i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon, i cili e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ajrore dhe ekonomike.
“Jemi të kënaqur që finalizuam këtë marrëveshje të re për transportin ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë,” deklaroi MacKinnon.
Ai shtoi se, duke mundësuar për herë të parë fluturime direkte mes dy vendeve, marrëveshja krijon mundësi të reja për linjat ajrore, forcon lidhjet mes qytetarëve dhe rrit më tej lidhjen globale të Kanadasë.
Sipas marrëveshjes, disa kompani ajrore do të kenë mundësi të operojnë fluturime të rregullta mes Kanadasë dhe Shqipërisë, me deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë dhe 10 fluturime mallrash në javë për secilin vend. Po ashtu, linjat ajrore do të kenë akses në çdo pikë brenda territorit të të dy shteteve.
Autoritetet kanadeze kanë bërë publike detajet e kësaj marrëveshjeje të parë të transportit ajror mes dy vendeve, duke theksuar se ajo krijon kushte të reja për lidhje direkte ajrore, shkëmbime tregtare dhe zhvillimin e turizmit.
Ministri MacKinnon theksoi gjithashtu se Shqipëria po shndërrohet në një treg me potencial në rritje dhe se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të lidhjeve ajrore të Kanadasë me Evropën Juglindore, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për të dy vendet.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













