Lajme
Për herë të parë që nga viti 1997, Britania nuk importon më karburant nga Rusia
Britania e Madhe nuk importoi karburant nga Rusia në muajin qershor dhe kjo ishte hera e parë që prej vitit 1997.
Importet e mallrave nga Rusia ranë gjithashtu në 39 milionë euro në muajin qershor, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në janar 1997, tha Zyra për Statikën Kombëtare (ONS).
Mbretëria e Bashkuar është zotuar të heqë gradualisht importet ruse të naftës deri në fund të vitit dhe importet e gazit sa më shpejt të jetë e mundur.
Importet e karburantit nga Rusia ranë me 599 milionë euro – ose 100 për qind – krahasuar me mesataren për 12 muajt e mëparshëm deri në shkurt.
Në vitin 2021, Britania e Madhe importoi rreth 4 për qind të gazit të saj nga Rusia dhe 11 për qind të naftës së saj, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Eksportet e shumicës së mallrave në Rusi gjithashtu ishin ulur ndjeshëm deri në qershor, me shitjet e makinerive dhe pajisjeve të transportit u ulën me 91.3 për qind në 140 milionë euro.
Në përgjithësi, eksportet drejt Rusisë ranë me pothuajse 70 për qind, në rreth 200 milionë euro, krahasuar me mesataren mujore në 12 muajt deri në shkurt.
Të vetmet produkte që patën një rritje të lehtë ishin kimikatet, të nxitura nga një rritje në eksportet e produkteve medicinale dhe farmaceutike, të cilat janë të përjashtuara nga sanksionet.
ONS tha se përveç sanksioneve të përcaktuara nga qeveria, tregtia midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe u pakësua pasi bizneset kërkuan vullnetarisht alternativa ndaj mallrave ruse.
Shifrat u publikuan ndërsa Ukraina shënoi ditën e saj të pavarësisë, saktësisht gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit rus.
Si rezultat i pushtimit të Rusisë, BE-ja ka thënë se do të shkurtojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti dhe gjithashtu ka rënë dakord të ndalojë të gjitha importet ruse të naftës që vijnë nga deti deri në fund të vitit.
Ndërkohë, SHBA ka vendosur një ndalim total për importet e naftës dhe gazit rus./CNN
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













