Lajme
Për interesa të shtetit, do ta takoja edhe Tadiqin, thotë Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të njësive speciale të policisë në veriun e Kosovës ishte legjitim dhe se institucionet e Kosovës duhet të kenë ingerenca në tërë territorin e Kosovës.
“Në Bruksel janë arritur disa marrëveshje dhe është pritur që deri në fund të vitit të merremi vesh edhe për pesë ose gjashtë çështje tjera, nga njëzet sa ishin në rendin e ditës. Në raundin e fundit Serbia nuk erdhi në bisedime ndaj nuk kishte zgjidhje tjetër që të mbrohen interesat e Kosovës dhe banorët e saj pos që të vendosen masat e reciprocitetet në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo për agjencinë “Beta”.
Sipas presidentes, para 25 korrikut kufiri në veriun e Kosovës ishte arenë e tregtisë ilegale dhe e krimit të organizuar, gjë që ka dëmtuar interesat e Kosovës.
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtar se aksioni është ndërmarrë pa konsultime, Jahjaga thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Presidentja Jahjaga thotë se dalja nga kjo situatë qëndron te respektimi i kushtetutshmërisë dhe ligjit. Ndërsa në pyetjen se a do ta takonte Tadiqin, ajo shton se “se për interesa të shtetit është në gjendje të takohet me secilin”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












