Lajme
Për manipulime të zgjedhjeve, 16 persona po hetohen penalisht
Puna me zgjedhjet e 11 qershorit ende nuk ka përfunduar. Prokuroritë e vendit po merren me hetimin e rasteve të manipulimit të votave të kandidatëve për deputetë. Janë ngritur 15 kallëzime penale ndaj 16 personave.
Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, nuk përfunduan sipas parashikimeve institucionale e demokratike. Këto zgjedhje, përveç vonesave të mëdha në certifikim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë lënë pas “shumë pluhur”. Deri më tani Prokuroria kosovare ka ngritur 15 kallëzime penale ndaj 16 personave për manipulim të zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se një Komision po harton dosje të cilën shpejt do t`ia drejtojë organeve të hetuesisë, me pretendimet për manipulim të rezultateve në favor të kandidatëve të ndryshëm brenda partive politike.
“Ka pasur raste nga ajo që kemi parë ku gabimet kanë qenë njerëzore. Në vend që t’i shënohen (X) deputetit i janë shënuar deputetit që ka qenë ndër atë kandidat apo mbi atë kandidat dhe kjo është parë që ka qenë njerëzore. Mirëpo ka pasur raste ku kandidatëve i është shtuar numri i votave dhe pasi ti bëjmë analizat përfundimtare do t’i dërgojmë në Prokurori”, deklaroi Daka.
Prokuroritë në rajonet e Kosovës, të urdhëruara nga Prokuroria e Shtetit, me urgjencë e prioritet po trajtojnë lëndët që kanë të bëjnë me të dyshuarit për manipulime në procesin zgjedhor të 11 qershorit.
Prokuroria e Shtetit, në një përgjigje me shkrim, konfirmon për RTK-në se tashmë kanë nisur hetime ndaj disa individëve që dyshohen për manipulime në ditën e zgjedhjeve, por edhe për rastet e paraqitura nga Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
Tashmë janë ngritur 15 kallëzime penale kundër 16 personave, 6 aktakuza dhe 3 aktgjykime. Në hetim janë edhe 14 të dyshuar nga 14 komisione të vendvotimeve në tërë vendin.
Florent Spahija nga KDI thotë se manipulimi i votave të kandidatëve për deputetë brenda partive duhet të trajtohet si vjedhje e votës.
“Fakti që vazhdojmë me pas komisionerë që janë nga partitë politike tregon që kemi me pas probleme me këto raste. Normalisht secila votë nuk duhet me u prek në momentin kur hapet. Çdo ndryshim i asaj vote konsiderohet vjedhje e votës sepse konsiderohet vjedhje e votës të atij qytetari i cili ka votuar. është i mirëseardhur intervenimi i shtetit dhe prokurorisë për t’u parë nëse ndryshimet kanë qenë gabime njerëzore apo të qëllimshme sepse nëse komisionerët arrijnë ta ndryshojnë vullnetin e popullit atëherë pse duhet mbajtur zgjedhje”, deklaroi Spahija.
Rinumërimi i qindra kutive të votimit u kërkua pas ankesave të shumë kandidatëve për deputetë, me pretendimet se u janë manipuluar votat brenda subjekteve të tyre politike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












