Lajme
Për mësimin në diasporë, Murati kërkon ndihmë nga BIK-iu
Ministri Valon Murati takoi sot myftiun Naim Tërrnava dhe kërkoi ndihmë nga Bashkësia Islame në shtimin e interesimit për kultivimin e gjuhës shqipe në diasporë
Ministri i Diasporës, Valon Murati kërkoi ndihmën e Bashkësisë Islame të Kosovës për të zhvilluar mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Murati takoi sot myftiun Naim Tërrnava dhe potencoi rolin e madh që mund ta luajë Bashkësia Islame në shtimin e interesimit për kultivimin e gjuhës shqipe, pasi që nëpër të gjitha vendet ka xhami.
Ministri Murati, pasi e njohu myftiun Tërnava me gjendjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, me përkrahjen që shtete të caktuara japin në këtë drejtim, foli edhe për problemet, me të cilat po përballet mësimi shqip.
“Roli i komunitetit fetar në ndihmë të fuqizimit të gjuhës shqipe është i rëndësishëm, në këtë rast i Bashkësisë Islame, për shkak se është komuniteti më i madh edhe në diasporë ndër shqiptarë, andaj edhe bashkëpunimi mes MeD-së dhe Bashkësisë Islame duhet të jetë më i ngushtë”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Sipas një komunikate për media, ai ka kërkuar të dijë më shumë se çfarë raporti ka Bashkësia Islame me komunitetin tonë në diasporë, raportet me xhamitë atje, ndikimin dhe rolin e saj tek to.
Ministri Tërnava, pasi e falënderoi ministrin Murati për vizitën, theksoi se në gjithë diasporën ka një numër të madh të xhamive, në të cilat ligjërohet e mësohet shqip.
“Jemi të interesuar jetësisht që fëmijët tanë në diasporë ta mësojnë shqipen. Aq sa kemi pasur mundësi, kemi organizuar vetë, me sistemin tonë, mësimin e gjuhës shqipe në xhamitë e shumta në diasporë. I kemi obliguar imamët që, së paku, fëmijëve tanë t’ua mësojnë shkrim-leximin shqip”, tha myftiu Tërnava.
Sa u përket raporteve me xhamitë dhe qendrat islame në diasporë, myftiu Tërnava theksoi se me shumicën prej tyre kanë raporte shumë të mira, i vizitojnë, i këshillojnë imamët e tyre si të sillen në raport me shtetin ku veprojnë etj.
Ai propozoi që bashkë me Ministrinë e Diasporës të bëhet ndonjë aktivitet i përbashkët në diasporë.
Po ashtu, myftiu Tërnava tha se mund të ndihmojnë edhe me infrastrukturë, duke theksuar se të gjitha qendrat që ekzistojnë kanë hapësirë të mjaftueshme edhe për hapjen e ndonjë shkolle shqipe.
Në fund të takimit, myftiu kosovar shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës “aty ku e shihni se mund ta japim kontributin tonë, që mund të bashkëpunojmë në ndonjë fushë, ne jemi të gatshëm”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












