Lajme
Për një javë, 10 mijë kërkesa për pasaporta biometrike
Sipas të dhënave nga Ministra e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës, brenda një javë kanë aplikuar mbi 10227 persona për pasaporta biometrike
Me të marrë rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave me BE-në, mijëra kosovarë kanë shpejtuar “këmbët” për t’u pajisur me pasaporta biometrike, që është kusht për kalim jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Ministra e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës, brenda një javë kanë aplikuar mbi 10 mijë persona për pasaporta biometrike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për Ionline se vetëm për një javë numri i aplikimeve për pasaporta biometrike ka arritur në 10227. “Prej datës 03.05.2016 deri më 10.05.2016 aplikime për pasaporta biometrike janë: 10227”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie.
Krahasuar me katër mujorin e parë të vitit të kaluar numri i kërkesave për këtë vit është rritur në më shumë se 600 të tilla.
“Janar -Prill 2015 aplikime për pasaporta biometrike kanë qenë: 47338; Janar -Prill 2016 aplikime për pasaporta biometrike kanë qenë: 48000”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjithashtu njofton qytetarët se ka pasaporta me bollëk për të gjithë qytetarët e endnit.
Ndryshe, sipas MPB-së, deri më tani, 1,312,602 kosovarë janë të pajisur me pasaporta, ndërsa pasaporta biometrike kanë vetëm 666319. Sipas Komisionit Evropian, kusht për kalim jashtë vendit pas liberalizimit të vizave, është pasaporta biometrike. Por deri në heqjen teknike të vizave kanë mbetur edhe disa javë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











