Kosova
Ndërron jetë edhe anëtari i tretë i familjes së dëshmorit Imer Alushani
Para një jave vdiqën nëna e vëllai i heroit Alushani, sot ndërroi jetë edhe vëllai i madh
Viti 2020 për familjen e heroit të Dëshmorit të Kombit, Imer Alushani, nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit, nisi me dhimbje të madhe. Më 2 janar u nda nga jeta nëna e tij, Miradia, derisa nga dhimbja e madhe në orët e hershme të mëngjesit kishte ndërruar jetë edhe djali i saj, Luani. Ky lajm ka prekur të gjithë, derisa ende pa u mbyllur dyert e mortit, në këtë familje ka vdekur edhe vëllai i tjetër i dëshmorit Alushani, Rama.
IndeksOnline mëson se i ndjeri ishte në koma, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmi është dhënë nga kryesia e fshatit, të cilët në njoftim kanë shkruar:
“Lajm Mortor! Sot, më 09.01.2020, u nda nga jeta vëllai i madh i Heroit të Kombit Imer Alushanit, Ramë Muharrem Alushani. Ju kujtojmë se sot 1 javë, më 2 janar, u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga Kryesia e fshatit”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











