Lajme
Për një muaj, 51 kosovarë kërkuan azil në Austri
Në muajin janar më shumë se njëmijë kosovarë kanë aplikuar për statusin e azilantit në Austri, ndërsa në muajin maj ky numër ka rënë në 51 kërkesa
Numri i kosovarëve që po kërkojnë azil në Austri ka rënë dukshëm, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas autoriteteve austriake, në muajin janar më shumë se njëmijë kosovarë kanë aplikuar për statusin e azilantit, ndërsa në muajin maj janë bërë vetëm 51 kërkesa.
Këto shifra tregojnë se numri i kosovarëve që po kërkojnë azil në Austri, por edhe në vendet tjera evropiane ka rënë dukshëm.
Megjithatë Austria vazhdon të mbetet një nga shtete më të preferuara për refugjatët e vendeve të tjera. Në gjysmën e parë të këtij viti shteti austriak ka pranuar 28.311 kërkesa për azil, e cila gjë është më shumë se sa në vitet paraprake, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij vendi.
Ndryshe, më shumë se gjysma e kërkesave për azil vijnë nga Siria dhe Afganistani.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 7.700 sirianë, 5749 afganë dhe 3.806 irakianë kanë aplikuar për azil në Austri, raportojnë mediet kosovare.
Në këtë ulje drastike të numrit të qytetarëve të Kosovës për statusin e azilit, sipas TG, ka ndikuar masat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë, e cila ka përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave për azil nga vendet e treta të sigurta, por edhe fushata e shtetit austriak se nuk ka asnjë mundësi të marrin statusin e azilantit shtetasit e Kosovës.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës











