Shqipëria
Për pak ditë Shqipëria bllokon aplikacionin TikTok
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se platforma TikTok do të mbyllet në ditët në vijim, duke shtuar se “arsyeja për këtë është se TikTok është toksik për fëmijët” dhe se, sipas tij, 95 për qind e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar nga platforma.
– Për pak ditë kjo platformë nuk do të jetë më e disponueshme në Shqipëri, TikTok është shumë toksik sidomos për fëmijët dhe 95 për qind e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi nuk ka përfunduar ende, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Po bëjmë edhe një dialog konstruktiv me ta, tha Rama.
Ai tregoi se “do të mbyllet dhe do të rihapet për një periudhë derisa TikTok të përmbushë të gjitha kërkesat tona”.
Rama njoftoi bllokimin e platformës TikTok në një takim me prindër dhe mësues më 21 dhjetor të vitit të kaluar, lidhur me planin e ri për masat e sigurisë në shkolla, pas vrasjes me thikë të një nxënësi 14-vjeçar në Tiranë nga shoku i klasës.
– Ne kemi kryer të gjitha kërkimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen gjashtë deri në tetë javë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Brenda një viti do ta mbyllim plotësisht për të gjithë – TikTok nuk do të jetë më i disponueshëm në Republikën e Shqipërisë. Më pas, gjatë këtij viti, do të vëzhgojmë masat që do të marrin vendet e tjera ose si mund të reagojë vetë TikTok. ‘Është detyra jonë,’ tha Rama atëherë.
Menjëherë pas njoftimit ka reaguar kreu i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili e quajti vendimin e qeverisë “një akt ekstrem censure”.
Rama vendosi të ndalojë platformën TikTok vetëm sepse po bie vlerësimi i tij në rrjetet sociale, siç tregojnë të gjitha sondazhet. Këtë e bën për shkak të zgjedhjeve, të cilën e konfirmon me njoftimin se ndalimi do të zgjasë një vit”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













