Lajme
Për pensionet kosovare do të vendosë Gjykata Federale
Departamenti shtetëror zviceran për sigurim social (BSV), nuk do të paguajë pensionet invalidore shfrytësuesve kosovarë. “Vendimi i Gjykatës Administrative Kushtetuese do të shqyrtohet në Gjykatën Federale në Lozanë”, ka deklaruar të enjten për Radion shtetërore zvicerane DRS, zëdhënësi i BSV-së Rolf Camenzind.
Këshilli shtetëror zviceran para një viti e kishte ndërprerë marrëveshjen për sigurim social me Kosovën, ndërsa arsyeja ka qenë kërcënimi i hetuesve zviceranë në lidhje me shfrytëzuesit e rremë të këtyre sigurimeve. Pas përfundimit të narrëveshjes, Zvicra i kishte refuzuar një kosovari me vendbanim në Kosovë, shfrytëzimin e të drejtave për pesnion.
Por, ankesën e tij, Gjykata Administrative Kushtetuese e kishte miratuar ate në dobi të kosovarit. Gjykatësit e kanë argumentuar vendimin e tyre se të gjithë kosovarët që janë me shtetësi të dyfishtë kosovare-serbe, kanë të drejtë shfrytëzimi të pensioneve, sepse me Serbinë edhe më tej ekziston marrëveshja për sigurim social.
Me këtë, kosovarëve të cilët jetojnë jashtë Zvicrës, nuk duhet tu ndërpritet benificioni i shfrytëzimit të pensionit invalidor për shkak të mungesës së vendbanimit në Zvicër, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”.
Por, këtë BSV-ja dëshiron ta shqyrtojë edhe pranë Gjykatës Federale në Lozanë. Në Kosovë, në ndërkohë shfytëzohen qindra pensione, të cilat nuk janë të cënuara nga kontesti juridik.
Për më tëpër, lexoni po ashtu: Gjykata vendos në favor të shtetasve nga Kosova
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












