Shkurt.ch
Për Putin-in, Sepp Blatter meriton çmimin Nobel
Vladimir Putin u është përgjigjur pyetjeve të RTS-së, ai u shpreh në favor të presidentit që po largohet nga FIFA.
Sepp Blatter, president i FIFA-s, i cila tha dorëheqje, do të duhej të marrë Çmimin Nobel për punën e tij si kreu i trupit të futbollit botëror, ka thënë Vladimir Putin në një intervistë për Radio televizionin zviceran RTS. Ai tha gjithashtu se Rusia duhet të organizojë Kupën e ardhshme Botërore, më 2018. “Ne të gjithë e dimë situatën e cila është zhvilluar rreth Sepp Blatter-it në këtë moment. Unë nuk do të shkoj në detaje, por unë nuk e besoj asnjë fjalë në lidhje me korrupsionin që mund ta prekë atë personalisht”, tha presidenti rus në një intervistë të transmetuar të hënën nga Radio televizioni zviceran. “Unë mendoj se personat si z. Blater dhe udhëheqësit e mëdhenj të federatave sportive ndërkombëtare dhe komiteteve olimpike meritojnë njohje të veçantë. Nëse njerëzit e meritojnë çmimin Nobel, atëherë janë këta njerëz të cilët e meritojnë. Ata përforcojnë bashkëpunimin ndërmjet vendeve dhe japin kontributin humanitar për marrëdhëniet mes popujve dhe shteteve”, theksoi Vladimir Putin. Sepp Blatter, i cili kryeson Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) që nga viti 1998, njoftoi në qershor se ai do të japë dorëheqjen në vazhdën e hetimeve të korrupsionit të kryera nga gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Zvicra.
Krizë e rëndë për FIFA-n
Skandali ka zhytur trupin global të futbollit në krizën më të rëndë në historinë e saj prej 111 vjetësh. Ky skanadal gjithashtu hodhi një hije mbi kushtet e shpërndarjes së Kupës së Botës që vjen më 2018 në Rusi dhe pastaj asaj katër vjet më vonë, në Katar. Në këtë intervistë me RTS, të cilën albinfo.ch e transmeton, Vladimir Putin rikujtoi faktin se Shtetet e Bashkuara ishin kandidate për organizimin e kupës botërore në vitin 2022. Ndërsa, “aleatët e tyre më të afërt në Evropë, Britania, ishin kandidat për 2018-ën”, shtoi ai. “Dhe kjo luftë kundër korrupsionit, si po zhvillohet, më çon mua të pyes veten nëse nuk kemi të bëjmë me një vazhdim të luftës për kampionatin e 2018 dhe 2022”, thotë ai. Sepp Blatter ishte të shtunën në Shën Petersburg dhe njoftoi se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka miratuar një rezolutë, e cila jep mbështetjen e plotë për mbajtjen e Kupës së Botës më 2018 në Rusi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













