Shkurt.ch
Për rumunët dhe bullgarët, Zvicra “hapet” vetëm më 2014?
Qeveria e Zvicrës do ta shqyrtojë gjendjen në muajin maj, për të nxjerrë një përfundim nëse periudha provuese do të zgjatet ose jo
Marrëveshja për qarkullim të lirë, të cilën Zvicra e ka të nënshkruar me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, sa u përket anëtareve të reja të BE-s, Rumanisë dhe Bullgarisë mund të shtyhet për dy vjet. Pas fazës provuese, e cila është duke rrjedhur, marrëveshja duhej të hynte në fuqi në qershorin e këtij viti.
Por, siç ka deklaruar një zëdhënëse e Departamentit për çështje policore për gazetën „Sonntag”, Qeveria e Zvicrës do ta shqyrtojë gjendjen në muajin maj, për të nxjerrë një përfundim nëse periudha provuese do të zgjatet ose jo. Në një rast të tillë, kjo periudhë do të vazhdonte edhe dy vite tjera. Ajo ka thënë se, sipas të gjitha gjasave, marrëveshja do të hyjë në fuqi, vetëm në vitin 2014.
Në muajin maj do të hyjë në fuqi marrëveshja për qarkullim të lirë me tetë shtetet tjera të Evroüer Lindore, si Polonia, Hungaria, Çekia etj.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025













