Kosova
Për shpalljen e zgjedhjeve në Veri duhen disa muaj
Komisioni Qendror Zgjedhor është ende në procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.
Sipas KQZ-së, ky proces do të marrë kohë, pasi të dhënat janë mbledhur në format fizik.
“Ky proces do të na marrë kohë, pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë ministrinë, kryesuesit e Kuvendeve Komunale, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Natyrisht se përgjigjja e KQZ-së,do të bëhet edhe publike”, thotë për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Deputeti i partisë në pushtet, i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se zgjedhjet e reja në veri mund të mbahen vetëm nëse arrihet kuota 50 për qind, plus një votë e qytetarëve për largimin e kryetarit.
Ish-kryetari i KQZ-së, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se nëse nuk arrihet kuota 50 për qind, plus një votë e qytetarëve për largimin e kryetarit, procesi për zgjedhjet në veri do të dështojë.
Sipas udhëzimit administrativ, nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet ta mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejta vote.
Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri na 45 ditë për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme në veri.
Kryetarët shqiptarë të komunave në veri u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovë./Kosovapress
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











