Integrimi
Për të dytën herë i refuzohet pasaporta zvicerane Hamdi Halilit
jo familje ishte dashur të lëshonte Zvicrën që në vitin 2005. Por në vend që ta bënte këtë, asaj i qe ofruar azili kishtar
“Ky moment i pasdites të së shtunës tingëllon si një “deja-vu” i dhimbshëm dhe poshtërues për Hamdi Halilin, kosovarin tashmë më të njohur në regjion, i cili dëshiron të bëhet shtetas i Zvicres”, shkruan bz.ch. Kryetari i Asamblesë së qytetarëve i afrohet Hamdi Halilit, i cili po priste jashtë sallës, duke i thënë: Hamdi. Kërkesa jote u refuzua me 23 vota kundër, 21 pro dhe 22 abstenime”.
Asambleja e qytetarëve e Komunës Bubendorf, kantoni Baselland, ka votuar për të dytën herë kundër natyralizimit të Hamdi Halilit, transmeton albinfo.ch. Dhe, po kështu është hera e dytë që ajo nuk ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për këtë vendim të saj.
“Nuk ka arsyetim për mosnatyralizimin”, ka thënë Roger Frey, kryetar i Asamblesë së qytetarëve, këtij institucioni që në disa komuna jep miratimin ose jo për dhënien në nivel komunal të pasaportës zvicerane. 23 veta kanë votuar kundër, 21 pro dhe 22 janë përmbajtur në votimin që është mbajtur të shtunën.
Megjithatë Frey supozon se refuzimi ka ardhur si rezultat i historisë së familjes Haili. Kjo familje ishte dashur të lëshonte Zvicrën që në vitin 2005. Por në vend që ta bënte këtë, asaj i qe ofruar azili kishtar, transmeton albinfo.ch. Një vit më vonë, autoritetet e lejuan familjen që përfundimisht të qëndronte në Zvicër (me vizë B e pastaj C).
Së këndejmi, qëndrimi për një kohë të caktuar “ilegalisht” në Zvicër mund të jetë njëri ndër shkaqet përse “vendësit” nuk e miratojnë natyralizimin e familjes.
Të kujtojmë: Rasti i familjes Halili ka qenë i pranishëm edhe para tre vjetësh në mediat zvicerane dhe në albinfo.ch, kur asaj i qe refuzuar natyralizimi nga po kjo komunë. Ndër pretekstet refuzuese që ishin përfolur atëherë ishte edhe një “arsye” banale: veshja jotipike e Hamdiut dhe djemve të tij me veshje sportive (“trenerka” ose tuta)…
Me tuta ose pa to, djemtë dhe bashkëshortja kanë marrë ndërkohë pasaportën zvicerane. I vetmi që kishte mbetur pa u natyralizuar ishte Hamdiu, shkruan albinfo.ch. Ai që u refuzua sërish…
Tash pritet që “topi” të bartet në duart e Kantonit Baselland.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














