Lajme
Për tre muaj 176 pacientë trajtohen jashtë vendit
Ministra e Shëndetësisë ka shtuar buxhetin për trajtimin e pacientëve jashtë Kosovës. Vetëm brenda tre muajve 176 kosovarë janë trajtuar nëpër klinikat e Evropës
Më shumë se 170 pacientë kosovarë kanë përfituar nga fondi i Ministrisë së Shëndetësisë për shërim jashtë vendit. Këta pacientë janë trajtuar vetëm brenda tre muajve të këtij viti, edhe atë falë rritjes së buxhetit të ministrisë për programin e trajtimeve jashtë klinikave kosovare.
Drejtori i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti tha për REL se këtë vit, për këtë program është rritur buxheti edhe për një milion euro.
“Gjatë këtij viti, programi për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike i Ministrisë së Shëndetësisë, ka pasur një ngritje dhe këtë vit ky fond është për 1 milion euro më shumë dhe totali është 3 milionë euro”, tha ai.
“Ne besojmë shumë se kjo ngritje e buxhetit, së bashku me hapjen e disa shërbimeve të reja në sektorin privat në Kosovë, do të ndikojë shumë që numri i pacientëve që shkojnë jashtë vendit, të zvogëlohet”, deklaroi Hoti.
Sipas zëdhënësit të Shëndetësisë, shumë pacientë tashmë po trajtohen brenda Kosovës, por jashtë institucioneve publike, derisa numri i atyre që udhëtojnë jashtë vendit, ka rënë dukshëm.
“Nëse u referohemi shifrave të tremujorit të parë, që kanë kaluar në programin për trajtim jashtë vendit të QKUK-së, shohim që numri i të trajtuarve është 176 dhe ajo çka mund të konsiderohet pozitive është se sivjet kemi rritje të numrit të pacientëve që po trajtohen në spitalet private në Kosovë dhe kemi rënie të pacientëve që shkojnë për shërim jashtë vendit”, tha ai.
“Kemi rastet nga fusha e kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë ku kemi 68 pacientë që janë trajtuar brenda Kosovës në spitalet private, 43 për rezonancë magnetike, derisa numri i pacientëve jashtë vendit ka qenë shumë i vogël. Në Austri kanë shkuar 3 raste, në Belgjikë 1, Gjermani 4, e në Itali 1”, bëri të ditur Hoti.
Shërbimet, të cilat nuk ofrohen në sistemin publik, janë kryesisht ato të kardiokirurgjisë, kardiologjisë invazive, oftalmologjisë, shërbimet ortopedike, sëmundjet e rënda të leukemisë, si dhe disa shërbime të tjera.
Ndërkaq, pacientët ankohen për cilësinë e shërbimeve brenda institucioneve publike shëndetësore.
Sidoqoftë, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, patën deklaruar se sipas disa hulumtimeve të bëra nga Banka Botërore vitet paraprake, për një vit, pacientët kosovarë kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro për t’u shëruar jashtë vendit
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













