Lajme
Për tre muaj, 48.900 kosovarë kërkuan azil në BE
Rreth 90 për qind e kërkesave të kosovarëve për azil janë bërë në dy shtete të BE-së, në Hungari 22.800 dhe Gjermani 21.100
Qytetarët e Kosovës e zënë vendin e parë për kërkim azili në shtetet e Bashkimit Evropian, duke lënë mbrapa edhe Sirinë e Afganistanin. Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e parë të këtij viti, rreth 50 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në BE.
Për periudhën 1 janar-31 mars 2015, kërkesë për azil për herë të parë në shtetet e Bashkimit Evropian kanë bërë 48.900 shtetas të Kosovës, ose 26 për qind e totalit të gjithë kërkesave për azil. Ndërsa 90 për qind e tyre, kërkesën e kanë bërë në dy shtete të BE-së, në Hungari 22.800 dhe Gjermani 21.100.
Kosovarët gjithashtu prijnë me kërkesa për azil edhe në Francë dhe Luksemburg. Ndërsa shtatit e Sirisë kanë bërë 21.900 kërkesa për azil. Azilkërkuesit nga Siria, sipas të dhënave të publikuara, shihen si më të pranueshëm nga qeveritë evropiane.
Ndryshe, ulje të dukshme të numrit të azilkërkuesve në këtë tre mujor ka pasur Suedia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Italia.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














