Lajme
Për tre muajt e ardhshëm bileta mujore në Gjermani do të jetë 9 €
Duke nisur nga 1 qershori, deri në shtator
Nga 1 qershori, në Gjermani hyn në fuqi bileta e shumëpritur 9 euro. Për tre muaj, udhëtimi me transport lokal dhe rajonal do të jetë shumë më i lirë, shkruan albinfo.ch.
Njerëzit do të mund të përdorin biletën në autobusë, trena dhe tramvaje në gjithë rrjetin e transportit publik të Gjermanisë. Bileta nuk është e vlefshme për transportin në distanca të gjata, të tilla si shërbimet ICE, IC ose EC dhe Flix, megjithatë, ajo mund të përdoret në trenat rajonalë.
Oferta zgjat deri ne fund te gushtit. Biletat mund të blihen në makinat e biletave, sportelet ose në internet nga kompanitë lokale të transportit si dhe Deutsche Bahn.
Marrëveshja synon të ofrojë lehtësim gjatë krizës së energjisë dhe kostos së jetesës, duke shërbyer gjithashtu si një provë për opsionet e lëvizshmërisë miqësore me klimën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












