Lajme
Për tre vjet, shkalla e dëbimit për shkelësit e huaj në Zvicër, rreth 60 për qind
Shkalla e dëbimit për të huajt, sipas të dhënave zyrtare.
Ka shumë pabarazi ndërmjet kantoneve për deportimin e kriminelëve të huaj.
Gjatë tre vjetëve të fundit, shkalla e dëbimit për shkelësit e huaj ka qenë mesatarisht rreth 60 për qind, sipas të dhënave zyrtare, njofton albinfo.ch.
Megjithatë, kjo shifër ndryshon shumë nga një kanton në tjetrin.
Gjeneva, për shembull, dëbon numrin më të madh të të huajve kriminelë (77 për qind), sepse “popullsia e delikuentëve përbëhet kryesisht nga njerëz që nuk kanë lidhje me Zvicrën”, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të kantonit. Olivier Jornot.
Në Neuchâtel, nga ana tjetër, vetëm 26.7 për qind e të dënuarve janë përjashtuar pasi “është detyra jonë ta zbatojmë këtë ligj me moderim”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Pierre Aubert.
Ai shtoi se dëbimi duhet të bëhet kur kriminelët e huaj vijnë nga një vend që nuk i merr mbrapsht shtetasit e tij.
Megjithatë, dallimet kantonale në dëbim mund të zbehen së shpejti, pasi Parlamenti ka miratuar një mocion që kërkon të zvogëlojë fleksibilitetin që kanë prokurorët kantonalë në këtë çështje.
Legjislacioni, i miratuar në një referendum dhe i prezantuar në vitin 2016, përcakton se dëbimi nga Zvicra zbatohet për të huajt që kanë kryer krime të rënda që kërkojnë të paktën një dënim me tre vjet burgim, duke përfshirë vrasje, përdhunim, sulme të rënda seksuale, akte të dhunshme, grabitje me armë, trafikim me drogë dhe trafikimin e njerëzve, si dhe abuzimin me sistemin zviceran të sigurimeve shoqërore.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish











