Lajme
Përdhosen varrezat hebraike në Prishtinë
Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre përmes një deklarate për media ka reaguar ashpër pas përdhosjes që iu është bërë varrezave hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë, me vizatimin e simboleve naziste mbi to. “Këta shembuj të racizmit dhe urrejtjes nuk kanë vend asnjëherë në shoqërinë Kosovare, meqë janë veprime të dhunës e shovinizmit”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet përgjegjëse duhet të ndërmarrin çfarëdo që është e nevojshme që kryerësit e këtyre veprimeve të nxjerrjen para drejtësisë, thuhet në deklaratë.
“Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera të ndriçojnë mëkatet e antisemitizmit dhe paragjykimeve raciste me rastin e përdhosjes së varrezave Hebraike në Velani me simbole naziste”.
“Këto ndodhi zakonisht merren si shaka. Megjithatë, këto nuk janë shaka të pamenduara njerëzore, por vepra barbare me vetëdije të plotë që burojnë nga racizmi dhe paragjykimet politike e fetare. Ky është rast kur askush nuk duhet të jetë i qetë përkitazi me këtë lloj djallëzie – as Institucionet, as Priftërinjtë , Imamet, Rabinet , Edukatorët dhe as veprimtarët social”.
“Për këto veprime barbare nevojitet një zë i fortë i dënimit… Dikush që ngjyrosë kryq të lakuar ose kryq të thyer në varrin e dikujt është një pagan (I pa fe), një armik I çdo feje dhe çdo njeriu një armik i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











