Shkurt.ch
Përdorimi i kodit UNK (OKB) për patentë-shoferët kosovarë në Zvicër
Shumë bashkatdhetarë tonë në Zvicër janë drejtuar tek Ambasada jonë për t’u ankuar në lidhje me përdorimin e kodit UNK në patentin e shoferit të lëshuar nga autoritetet zvicerane për qytetarët kosovarë.
Ambasada jonë në Bernë, e preokupuar me çdo çështje qe ndërlidhet me shtetësinë dhe identitetin tonë, ka kontaktuar me autoritetet përgjegjëse, dhe ka komunikuar me Zyrën federale për rrugë (Office fédéral des routes OFROU) lidhur me këtë çështje.
Gjatë bisedave që kemi zhvilluar me departamentin për regjistrimin e vozitësve dhe të veturave, kemi konstatuar se autoritetet zvicerane, dhe Zyra federale për rrugë, përdorin kodet që janë të pranuara ndërkombëtarisht, dhe për këtë bazohen në normën ndërkombëtare mbi kodet dhe emrat e shteteve dhe regjioneve të përdorura nga Kombet e Bashkuara dhe listën zyrtare ISO 3166 e cila përdoret ndërkombëtarisht në mënyrë te harmonizuar me qëllim, në mes të tjerash, të lehtësimit të këmbimit ndërkombëtar të të dhënave.
Zyra federale për rrugë ka shprehë mirëkuptimin e saj rreth ankesës së bashkatdhetarëve tanë dhe kërkesës së tyre për ndërrimin e tij në një kode tjetër që ndërlidhet me shtetin e Kosovës, por në të njëjtën kohë ajo deklaron se ky vendim duhet të merret ndërkombëtarisht, dhe se Zvicra vetëm se po zbaton rregullat dhe normat ndërkombëtare. Si pasojë e kësaj, përderisa nuk ka ndryshim te kodit të Kosovës në normën ndërkombëtare, Zvicra do te vazhdoj të përdorë kodin UNK i pranuar ndërkombëtarisht.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










