Lajme
Përfitimet e jashtëzakonshme nga boronica
Boronicat janë bimë që përmbajnë vitamina të pasura A, E, C dhe vitamina B komplekse.
Ato kanë minerale, si; bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium.
Ato janë ushqyese dhe shumë të shëndetshme dhe këto fruta kaq të vogla i bëjnë mirë trupit dhe mendjes.
Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.
Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.
Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut. Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera te burra dhe gra.
Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me radhë.
Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.
Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani dhe ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji.
Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.
Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake te femrat.
Kur nuk është sezoni i tyre, mund t’i blini edhe të ngrira.
Boronicat përgjithësisht vendosen në ngrirje kur janë në stadin e tyre më të mirë, gjë që i bën ato po aq të ushqyeshme sa kur janë të freskëta.
E-Diaspora
-
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” Turneu do të mbahet nga 9 deri më 12 prill 2026 në Fier, Tiranë dhe Shkodër,... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë Sipas ekspertëve, një në gjashtë persona mbi 60 vjeç përjeton dhunë ose keqtrajtim... -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër?












