Lajme
Përfitohen 107 milionë euro nga FMN-ja
Përveq 107 milionë eurove nga FMN-ja, qeveria do të përfitojë edhe 30 milionë nga Banka Botërore
Kosova është në rrugë të mirë për të përfituar fonde për buxhetin e Kosovës nga mekanizmat financiarë ndërkombëtar, si FMN-ja dhe Banka Botërore.
Misioni i FMN-së, i cili ka qëndruar në Kosovë për dy javë, ka vlerësuar pozitivisht programin e monitoruar nga stafi, dhe janë harmonizuar qëndrimet për marrëveshjen e re “Stand By arrangement”, ka thwnw ministri i financave Bedri Hamza.
Respektimi i kësaj marrëveshje, spas tij, nënkupton që Kosova do të mund t`i përfitojë edhe rreth 107 milion euro nga FMN-ja.
“Janë veprimet paraprake si kusht i kësaj marrëveshje që janë dy ligje, Ligji për BQK-në që është në Kuvend dhe ligji për fondin pensional, do të thotë Trustin e kursimeve dhe normalisht disa masa strukturore që do të merren brenda buxhetit, pasi që edhe procesi i privatizimit është në vijim dhe ne nuk mund ta paragjykojmë përfundimin e këtij procesi”, tha Hamza.
Udhëheqësi i misionit të FMN-së për Kosovën, Johanes Vigand, tha se misioni gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë vlerësimin e rregullt të pasqyrës ekonomike të vendit, rishikimin përfundimtar të programit të monitoruar nga stafi, dhe ka filluar bisedimet për një program të mundshëm “Stand By”.
Sipas tij, rritja ekonomike në Kosovë sivjet do të jetë 3.8 për qind. ”Shumë vende të Evropës po kalojnë nëpër krizë të rëndë financiare dhe kjo e ka detyruar FMN-në të bëjë rishikimin për rritjen ekonomike në të gjitha vendet e Evropës. Ne kemi parashikuar një rritje për Kosovën për 3.8 për qind, dhe kjo është me e lartë se në vendet tjera të Evropës, pasi Kosova është më pak e ekspozuar ndaj krizës së Euros, dhe rrezikun kryesor e shohim nga rënia e investimeve të huaja dhe remitencave nga diaspora kosovare që jetojnë në Evropën Qendrore”, ka deklaruar Vigand.
Ai ka deklaruar se programin e monitoruar nga stafi e kanë vlerësuar pozitivisht, deficiti ka qenë 1.8 për qind nga 2.9 sa ishte paraparë në program, shumica e reformave strukturore janë plotësuar, e disa kushte janë plotësuar me vonesë, sidomos sa i përket termave të referencës së grupeve punuese për hartimin e kushteve të përfitimeve për programin për veteranët e luftës.
“Sidoqoftë, vlerësimi i përgjithshëm sipas programit të monitoruar nga stafi ka qenë i kënaqshëm dhe si rezultat i kësaj, kemi filluar negociatat për një program të ri “Stand by” dhe kemi arritur marrëveshje për një aranzhman të ri Stand By. Kjo do të thotë se misioni dhe autoritetet e Kosovës kanë arritur marrëveshje për politika që do të mbështeten me një aranzhman stand by për 20 muajt e ardhshëm. Natyrisht ky dokument duhet të rishikohet në FMN para se t’i paraqitet Bordit dhe ne parashohim se do të miratohet në Bordin Ekzekutiv në fund të prillit”, ka thwnw Vigand.
Përveq 107 milionë eurove nga FMN-ja, qeveria do të përfitojë edhe 30 milionë nga Banka Botërore. Edhe ministri Hamza tha se rritja do të jetë 3.8 për qind, nga 5 sa ishte planifikuar në fillim të vitit, ndërkaq theksoi se nuk do të ketë reduktime të projekteve, sic është ai i autostradës.
Njëkohësisht ai pohoi se edhe buxheti i vitit 2013 do të hartohet në harmoni të plotë me FMN-në./albinfo&rtk/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













