Lajme
Përfshihen nga zjarri dy vetura në aeroportin “Adem Jashari”
Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot në ora 08:00, në parkingun e aeroportit.
“Njëra nga veturat e tipit Mercedes është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi), e cila ka qenë e parkuar në afërsi, është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo ka bërë të ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje./nacionale
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













