Kosova
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?
Të premten ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Kreu i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka thënë se ata persona që nuk janë regjistruar “nuk mund marrin shërbime nga shteti, nëse merret përvoja e shteteve të tjera”.
Sipas tij, misioni i ASK-së ka përfunduar, dhe brenda një muaj e gjysmë pritet t’i publikojnë rezultatet preliminare.
“Të gjithë ata persona që janë regjistruar gjatë kësaj kohe do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë. Ne presim që për një muaj e gjysmë të dalim me të dhëna preliminare. Kishim një takim këtë javë me përfaqësueses të komunave dhe një ndër pikat kyçe është nëse ka ndonjë ekonomi familje apo individë që ende nuk është regjistruar, për të cilën do qoftë arsye”, tha Kastrati.
“Ne si statistikë e kemi kryer mision tonë, janë institucione që ofrojnë shërbime, sigurisht nëse merret përvoja e shteteve tjera ata personat që janë pjesë e regjistrave, pjesë e sistemit, nuk besoj që mund të kenë benfite apo shërbime nga shteti nga institucionet”, shtoi ai./Radio Dukagjini
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












