Lajme
Përfundimisht miratohet qasja e Kosovës në Programet e BE-së
Pas miratimit të sotëm kjo marrëveshje kornizë e cila është nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës në dhjetor të vitit kaluar, do të hyj në fuqi së shpejti dhe do të mundësoj që Kosova të jetë pjesë e 17 programeve të BE-së
Përfundimisht është miratuar Marrëveshja Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në Kosovës në programet e BE-së nga ana e Këshillit për punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel. Kjo marrëveshje është përshëndetur nga Ministra e Integrimit Evropian (MIE) në Prishtinë.
“Mirëpresim miratimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së nga ana e Këshilli për punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel”, thuhet në reagimin e kësaj ministre.
Pas miratimit të sotëm kjo marrëveshje kornizë e cila është nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës në dhjetor të vitit kaluar, sipas MIE-së, do të hyj në fuqi së shpejti dhe do të mundësoj që Kosova të jetë pjesë e 17 programeve të BE-së që ofrojnë mbështetje financiare për një gamë të gjerë përfituesish, siç janë, studentët, shkencëtarët, OJQ-të, bizneset, qytetet, rajonet, mediet, artistet dhe shumë të tjerë.
“Kërkesat e Kosovës për t’iu mundësuar qasja në këto programe janë të kamotshme dhe procesi deri te miratimi i sotëm ka qenë i gjatë, duke filluar zyrtarisht që nga viti 2009 kur Komisioni Evropian e ka rekomanduar për herë të parë”, thuhet më tej në njoftim.
Padyshim, kjo sipas MIE-së, do të krijoj mundësi të reja për bashkëpunim mes Kosovës dhe BE-së, duke përfshirë edhe pjesëtar të ndryshëm të shoqërisë tonë në proces të bashkëpunimit me kolegët e tyre nga BE edhe rajoni.
“Qeveria e Kosovës në vitin e parë pas hyrje në fuqi, pra gjatë vitit 2018, ka paraparë pjesëmarrjen në katër nga këto programe në vitin në vazhdim: Erasmus +, COSME , Evropa për Qytetarë dhe Evropa Kreative”, thuhet në njoftimin e MIE-së.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











