Sport
Përfundimisht Xhaka në Arsenal për 45 milionë €
Arsenali ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin shqiptar Granit Xhaka nga Borussia Monchengladbachu.
Me kontratën e re, Grantit Xhaka, do të përfitojë 110 mijë paund në javë.
“Jam shumë krenar që i bashkohem Arsenalit. Mezi pres të kaloj në Londër dhe të përfaqësoj këtë klub të veçantë dhe të luaj në Premier Ligë. Do të jap gjithçka që t’i ndihmoj Arsenalit të fitojë trofe dhe t’i bëjmë fansat të lumtur”, ka thënë Xhaka.
“Tani është zyrtare. Nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Arsenalin. Dua të falënderoj të gjithë te Borussia. Së bashku ne e sollëm ekipin ku është tani, në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Granit Xhaka është bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Zvicrës me kalimin në Arsenal për 47 milionë franga.
Bëhet fjalë për transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit të Arsenalit, ku rekordin e mban kalimi i Mesut Ozil nga Real Madrid me 42,5 milionë paund.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











