Kosova
Përfundon darka e kryeministrave të Ballkanit, Kurti bën thirrje për liberalizim
Kurti ka përsëritur edhe një herë nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se është i vetmi shtet në Evropë, rinia e së cilës është e izoluar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.
Pas darkës tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Bruksel, Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga vendet që s’e kanë njohur do ta çojë vendin drejt integrimit evropian.
“Konfirmuam interesin dhe gatishmërinë tonë për të bërë progres drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë diskutuam me miqtë dhe kolegët tanë këtu në Bruksel si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në vendet tona dhe, nga ana tjetër, të bindim pesë shtetet anëtare që nuk na njohin, ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Koha, përcjell Albinfo.ch.
Kurti ka përsëritur edhe një herë nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se është i vetmi shtet në Evropë, rinia e së cilës është e izoluar.
“Republika e Kosovës është shtet me të rinj shumë të talentuar që e shohin BE-në si mundësi si për studime, ashtu edhe për punë këtu, e më pas të kthehen e të kontribuojnë në shtetin e tyre. Ne na duhet liberalizimi i vizave. Jemi shteti i vetëm në Evropë që nuk e ka liberalizimin e vizave. Kemi ende regjim të vizave, që është pengesa më e madhe për të rinjtë e të rejat e talentuara në Kosovë për të studiuar dhe për të bërë biznes. Mosha mestare në Kosovë është 30 vjet dhe me një rini kaq të talentuar është aq çuarje dëm të kemi këtë mur të izolimit”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar se është i interesuar të ketë më shumë investime për të punësuar më shumë të rinj të cilët, siç ka thënë ai, gjithnjë e më shumë “po shtyten të migrojnë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













